PDV INŽENJERING DOO është një shoqatë me përgjegjësi të kufizuar, e cila është themeluar në vitin 2015 si një kompani që vepron kryesisht në fushën e termoizolimit dhe punimeve me skela në objektet industriale të Republikës së Serbisë.
Klientët e parë ishin kompani kineze të angazhuara në ndërtimin e një impianti për desulfurizimin e gazrave të djegies në termocentralen Kostolac B. Kompanitë CMEC (China Machinery Engineering Corporation) dhe NEPC2 (Northeast NO.2 Electric Power Construction Company) kanë ngarkuar një kompani të vogël në atë kohë me një pjesë të madhe të projektit, me saktë me të gjitha punimet e prodhimit dhe montimit të termoizolimit në impiantin për desulfurizimin e gazrave të djegies, gjë që e ka bërë PDV INŽENJERING DOO të jetë një nga kompanitë kontraktuese më të rëndësishme në sektorin e termoizolimit industrial në Republikën e Serbisë.
Menjëherë pas themelimit të saj, kompania ka zgjeruar aktivitetin e saj të biznesit, për të përfshirë më parë punimet e montimit dhe saldimit, dhe pastaj ka shtuar në portofolin e saj të biznesit punimet e rehabilitimit dhe rindërtimit të strukturave refraktare, ndërtimin e instalimeve të ujit të ngrohtë, si edhe punimet e pastrimit të objekteve industriale me anë të pluhurthithësve industrialë. Kompania kryen aktivitetet e saj kryesisht në termocentrale, incineratorët e mbeturinave, rafineritë e naftës dhe petrokimike, fabrikat e çimentos, centralet e ngrohjes së qyteteve, si edhe në objekte të tjera industriale.
Sot për sot PDV INŽENJERING DOO është një kompani moderne dhe me rritje të shpejtë, emri i së cilës është bërë i njohur në sektorin e saj si një sinonim për cilësi, saktësi, besueshmëri, përgjegjësi dhe përpikmëri në përmbushjen e afateve. Në veprimtarinë e saj të biznesit, kompania përdor pajisjet, makineritë dhe veglat më moderne, si edhe mjetet e nevojshme të transportit. Të punësuarit tanë profesionistë dhe të trajnuar kanë të gjitha diplomat, certifikatat dhe liçensat e nevojshme për realizimin e të gjitha punimeve dhe shërbimeve në portofolin tonë. Gjithashtu, gjatë kryerjes së punimeve dhe ofrimit të shërbimeve, kompania kujdeset në mënyrë të veçantë për ruajtjen e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm.
Në kuadër të kompanisë vepron Zyra Përfaqësuese në Republikën Federale të Gjermanisë dhe kompania bijë PDV INŽENJERING KRAPINA DOO në Republikën e Kroacisë.
Në planin e biznesit të kompanisë PDV INŽENJERING DOO parashikohet edhe krijimi i një qendre trajnimi për punëtorët në profesione të mangëta në Republikën e Serbisë, siç janë izolatorët, montuesit e skelave, muratorët e specializuar në materiale refraktare, montuesit dhe saldatorët. Kjo qendër trajnimi do të përmbushë një nga qëllimet kryesore të politikës së cilësisë së kompanisë sonë, i cili është edukimi i vazhdueshëm i punëtorëve në mënyrë që të përmirësohet cilësia e punës, të zmadhohet niveli i sigurisë në punë dhe të rritet ndërgjegjësimi për rëndësinë e ruajtjes, mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit.
Kompania kryen aktivitetet e saj kryesisht në termocentrale, incineratorët e mbeturinave, rafineritë e naftës dhe petrokimike, fabrikat e çimentos, centralet e ngrohjes së qyteteve, si edhe në objekte të tjera industriale.
Faqja e internetit e krijuar nga Cyber Team